Vëzhguesit e OJQ Civil njoftojnë se kanë hasur në disa parregullsi gjatë votimit të sotëm në vendvotimin 2011 në Komunën e Tearcës. Nga kjo organizatë thonë se materiali votues nuk ka qenë i rregulluar në kohë, por ka qenë i plotë, ndërsa votimi ka filluar disa minuta pas orës 7:00. TABELË, Qendra për liri CIVIL
“Kishte ndërprerje prej gjysmë ore në votim, kohë në të cilën tetë ose më tepër votues u kthyen nga vendvotimi. Arsye për ndërprerjen është ajo që në ora 08:30 është prishur njëra UV llambë, ndërsa llamba e dytë është prishur në ora 08:55 minuta, pas çka u shkaktua ndërprerja e votimit. Edhe pse bordi votues pohon se ndërprerja ka zgjatur dhjetë minuta, gjithsesi, problemet me UV llambat morën gjysmë ore nga procesi i votimit”, thonë nga CIVIL.
Nga “Civil” po ashtu njoftojnë se në Tearcë sot ka sigurim të madh policor, me qëllim që të mundësohet votim pa pengesa. Mbrëmë MPB njoftoi se janë arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë kryer blerje të votave. “Civil” arriti në informata se persona të caktuar, kanë korruptuar votues me para. Shumat silleshin prej 3.000 deri në 6.000 denarë, ndërsa në këmbim u janë marrë letërnjoftimet, si garancë se këto persona sot nuk do të dalin të votojnë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se procesi i votimit do të kalojë pa probleme, qetë dhe se policia është e gatshme të përgjigjet edhe në skenare eventuale të dhunshme. Kjo si përgjigje ndaj zërave të cilat mbrëmë arritën deri tek “Civil” se militantë partiak nga Prilepi, Sveti Nikolla dhe komuna e Kisellavodës në Shkup, prej mbrëmë me automjete me targa të rrejshme janë drejtuar për në Tearcë.