Çerdhja e re në Çair e nisur nga përbërja e Qeverisë së kaluar do të hapet në mes të muajit të ardhshëm. Për këtë garantoi kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili në një prononcim për TV Shenja tha se procedurat kanë përfunduar dhe brenda pak ditësh pritet të përfundojë edhe kyçja e objektit në ujësjellës.
VISAR GANIU – KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT
“Procedurat kanë përfunduar edhe punimet janë në fazën finale, veç që ka disa rregullime teknike që i bëjnë në aspektin e oborrit të shkollës dhe parahymjes. Ne si komunë jemi në fazën përfundimtare për kyçjen e ujsjellësit për të cilin duhet ta marrim miratimin nga Qyteti i Shkupit. Premtimet janë se brenda këtyre 2/3 ditësh do të vendoset edhe ajo çështje” .
I vetëdijshëm se disa herë janë shtyrë afatet për hapje, Ganiu thotë se në përfundim e sipër është edhe tenderi për pajisje me enterier, tender ky i hapur nga Ministria e Politikës Sociale Demografi dhe Rini.
VISAR GANIU – KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT
“Sipas proeksioneve që i kemi bërë ne mendojmë se nga mesi i muajit tjetër do të jetë gjithçka në rregull dmth, afërsisht një muaj për arsye se disa herë na janë shtyrë datat që i kemi si premtime por jo nga ne, nuk ka qenë faji tek ne direct por për shkak se ligji ashtu na e imponon që na obligon të marrim miratime nga shumë institucione të tjera. Jam i bindur që edhe pa përfundu ky vit shkollorë për nxënësit, ne do ta lëshojmë çerdhen në përdorim dhe do të jemi të gatshëm që prej në shtator të startojmë me çerdhen e re”
Kujtojmë, kjo është çerdhja me kapacitetin më të madhë në Maqedoninë e Veriut sipas informacioneve në këtë objekt pritet të mësojnë dhe edukohen nga 320 deri më 340 fëmijë.
Mevludin Imeri /SHENJA/