Sot në Kuvendin e Maqedonisë janë parë të ulen ngjitur me njëri – tjetrin, Bilall Kasami dhe kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Ndryshe, këtu nuk është shfaqur për herë të parë afërsia BESA-VMRO. Muaj më parë Bilall Kasami u takuan me kreun e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.
Siç thanë nga njerëzit e Kasamit në takimin e dy liderëve të partive opozitare u bisedua për ngjarjet politike në vend si dhe për situatën e përgjithshme socio-ekonomike në vend.
“Të dy subjektet politike u pajtuan se Qeveria aktuale e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka kapacitet ta udhëheq vendin në proceset e rëndësishme euro-integruese, për këtë shkak është e nevojshme që sa më shpejtë të organizohet zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kasami dhe Mickoski, u pajtuan që takime të këtilla publike mes partive opozitare të vazhdojnë edhe në të ardhmen.”