Besa Ademi, mbetet në krye të Gjykatës Supreme. Kjo pasi votat e Këshillit Gjyqsor nuk ishin të mjaftueshme për ta kaluar iniciativën e antarit të Këshillit Milazim Mustafa, për shkarkimin e Ademit. Këshilli Gjyqsor me 7 vota “pro” dhe 4 “kundër” vendosi që kryetarja e Gjykatës së Lartë, të mos shkarkohet nga funksioni. Parashtruesi i kësaj iniciative Milazim Musatafa, e lëshoi seancën përshkak se i ishte kërcënuar asaj me burg dhe prandaj nuk kishte të drejtë vote.
Kryetarja e Këshillit Gjyqsor Vesna Dameva u shpreh se mungesa e Ademit në seancat e Këshillit, nuk e ka dëmtuar Këshillin Gjyqsor, sepse ajo si antare nuk ka të drejtë vote.
Vesna Dameva, kryetare e Këshillit Gjyqsor
“Asnjë mungesë e saj nuk ka shkaktuar nevojën për prolongim të seancës. Unë nuk kam parë të jetë anuluar seancë përshkak të saj. Ajo i ka parë materialet, i ka lexuar dhe i di të gjitha ndodhitë në Këshillin Gjyqsor. Edhe pse nuk ka marrë pjesë fizikisht, ajo nuk ka ndikuar në punën e Këshillit Gjyqsor. Siç tha edhe Sashko Georgiev, ajo ka marrë pjesë atje ku ka qenë e nevojshme. Bëhet fjalë për një antar, që nuk ka të drejtë vote, dhe nuk ka dëm ndaj Këshillit Gjyqsor”.
Ndërkaq shefi i Delegacionit të BE-së në Shkup, Dejvid Gir, e porositi Këshillin Gjyqsor që të respektojnë rekomandimet e BE-së.
Dejvid Gir, euroambasador
“Shpresoj që të gjithë antarët e Këshillit Gjyqsor të hapin faqe të re dhe të mundohen ti realizojnë rekomandimet e vlerësimit të misionit të Komisionit Evropian për kompetencat që i kanë ata”.
Një ditë më parë euroambasadori Gir u takua me kryetaren e Këshillit Gjyqsor Vesna Dameva, ku Gir e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese pas të cilit Dameva u kthye përsëri në krye të Këshillit Gjyqsor.
Iniciativa për shkarkimin e Besa Ademit, sipas parashtruesit të iniciativës Milazim Mustafa, bazohet në faktin se kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, me mospjesëmarrjen në seancat e Këshillit Gjyqësor, ka treguar mungesë kulture profesionale dhe juridike në veprim dhe respektim të institucioneve brenda sistemit të drejtësisë.
Samir Mustafa /SHENJA/