Sonte në një intervistë ekskluzive për emisionin “Target” nga Emad Mehmeti në Almakos, ka folur Sekretari i Përgjithshëm i “Alternativa”, Bekim Saliu. Me të do bashkëbisedojmë për reformat të cilat ndodhën në “Alternativa”, si funksionin koalicioni me Aleancën për Shqiptarët, si dhe për zgjedhjet lokale.
“Ne tashmë disa muaj kemi filluar me përgatitjet tona për fitore plebishitare të koalicionit në zgjedhjet lokale të tetorit. Përskaj kësaj, përveç bashkëpunimit perfekt që kemi me ASH-në në nivel qendror, jemi në kontakt permanent edhe me strukturat dhe degët tona lokale, ku kemi filluar bashkërendimin e aktiviteteve tona të përbashkëta. Sa për risi, ka disa javë që kemi filluar edhe më intensivisht takimet në nivel të komisioneve përkatëse për përpilimin dhe hartimin e strategjisë së ofertës zgjedhore. Grupet punuese të dy partive po punojnë intenzivisht për ofertën më të mirë për qytetarët. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me grupe të tjera të interesit, OJQ, sektorin e biznesit etj., me të cilat po shqyrtohen dhe analizohen në mënyrë të detajuar se në çfarë kombinatorika mund të dalim fitues. Do të ketë edhe surpriza, por t’ia lëmë kohës” tha Saliu në emisionin Target për Almakos.