Anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, revoltohet nga vendimi për ta shkarkuar nga posti. Pas vendimit të djeshëm të Kuvendit për shpalljen e konkursit për anëtar të ri në KSHZ, Ibraimi i kërkoi llogari Talat Xhaferit se çfarë ishte nevoja për të emëruar një anëtar të ri kur ende atij nuk i ka skaduar mandati. Ibraimi e quajti vendimin antiligjor dhe të panevojshëm dhe kërkoi shfuqizimin e menjëhershëm.
Bedredin Ibraimi, anëtar i KSHZ-së
“Zotëri kryetar, për emërimin e një anëtari të ri të KSHZ-së duhet patur nevojë reale. E nevojë të tillë nuk ka, pasi asnjërit prej anëtarëve të emëruar nga përbërja e kaluar parlamentare, përfshirë këtu edhe anëtarit të propozuar nga partia e dytë opozitare për nga numri i votave, nuk u ka skaduar mandati 5 vjeçar. Për ta sjellë një vendim të tillë kontestues, fillimisht duhet të sillni vendim për shkarkim të anëtarit por vetëm nëse janë plotësuar kushtet”.
Ibraimi e kujtoi Xhaferin se nuk ka të drejtë të bëjë ndryshime në Kodin Zgjedhor pa u konsultuar as me Qeverinë ose organet e tjera kompetente dhe e kritikoi për qasjen siç e quajti skandaloze dhe antikushtetuese.
Bedredin Ibraimi, anëtar i KSHZ-së
“Kërkesa është profesionale dhe nuk është shumë konkrete por është e përgjithshme vetëm sa për tia tërhequr vërejtjen legjislativit se nuk guxon të jetë një shembull i keq kur bëhet fjalë funksionimit i shtetit të së drejtës për çka angazhohemi të gjithë, e sidomos Bedredin Ibraimi i cili si anëtar i KSHZ-së për 9 vite i ka zbatuar normat e Kodit Zgjedhor”.
Ibraimi u thirr edhe në nenin 8a të Kodit Zgjedhor i cili nuk lejon emërim-shkarkime gjatë periudhës zgjedhore si argument shtesë se ai nuk duhet të largohet nga posti.
Edhe pse gazetarët insistuan që Ibraimi ta përcjellë deklaratën e tij edhe në shqip, Ibrahimi nuk pranoi. Dy fjalët e vetme të Ibraimit në gjuhën shqipe ishin këto…
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

