Përfaqësuesi Special i Kryesuesit të OSBE-së, Ambasador Christian Strohal si dhe Ambasadorja e OSBE në Maqedoni, Nina Soumalainen kanë takuar kryetarët e BDI-së dhe Lëvizjes Besa, Ali Ahmeti dhe Bilall Kasamin. Në një njoftim të lëshuar nga BDI thuhet se Ahmeti dhe Ambasadori Strohal bashkëbiseduan për gjendjen politike në vend pas dhunës së 27 prillit si dhe për zhvillimet që duhet të vijojnë.
“Kryetari Ahmeti tha që Qeveria e re reformuese do të formohet shumë shpejt dhe Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit po bën pjesën e vet të obligimit për ta lehtësuar dhe përshpejtuar këtë proces. Ahmeti foli për prioritet e qeverisë së re që janë reformat në gjyqësor, integrimi euroatlantik, marrëveshja e Ohrit, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BDI-së.
Sot përfaqësuesit e lartë të OSBE-së knë Shkup anë takuar edhe një delegacion të Lëvizjes Besa në përbërje të deputetëve Zeqirija Ibrahimi dhe Fadil Zendeli.
“Në këtë takim u fol për zhvillimet e fundit në Maqedoni, si dhe për mundësinë e normalizimit të gjendjes. Me këtë rast deputetët e BESËS e njoftuan z. Strohal për qëndrimin konstruktiv që e ka mbajtur Lëvizja BESA gjatë gjithë këtij procesi. Përkitazi me këtë deputetët e BESËS shprehën gatishmërinë e tyre që edhe më tej të kontribuojnë për kthimin e rendit, qetësisë dhe të vlerave demokratike në vend”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Lëvizja Besa.
Pas zhvillimeve të fundit në Kuvend, përfaqësuesit diplomatik kanë intensifikuar takimet me liderët e partive parlamentare në vend.
Arben Zeqiri /SHENJA/
BDI dhe BESA mbajnë takimet të ndara me… by tvshenjaofficial