Kuvendi miratoi mbrëmë programin e ri qeveritar në të cilin përfundimisht nuk bën pjesë deklarata e përbashkët e partive shqiptare, gjegjësisht pikat që i tangojnë shqiptarët dhe të cilat ishin trumbetuar nga partitë nënshkruese.
“Zbatimi i përpiktë i parimit të multi-etnicitetit në Kushtetutën e RM, ku shqiptarët njihen si popullsi shtet-formuese. Mbështetje e çdo iniciative ligjore dhe kushtetuese që përforcon barazinë etnike për popullsinë shqiptare”
Debat gjithëpërfshirës mbi flamurin, himnin dhe stemën shtetërore të Republikës së Maqedonisë në mënyrë që simbolet shtetërore të reflektojnë multietnicitetin shoqëror dhe barazinë etnike”, thuhet në Deklaratën e Përbashkët Shqiptare.
Kryeministri i ri që nga marrja e mandatit siguroi që nuk do të hapet Kushtetuta, ndërsa nuk do të ndryshohen as flamuri shtetëror, himni dhe stema e Republikës së Maqedonisë.
Në deklaratën e përbashkët të partive shqiptare u parashikua edhe miratimi i një rezolute që do të dënojë gjenocidin ndaj popullit shqiptar në Maqedoni për periudhën 1912-1956, por e njëjta nuk është më pjesë e programit qeveritar. Në programin qeveritar nuk dihet as fati i komisionit shtetëror për financimin e komunave.
“Miratimi i një Rezolute në Parlamentin e Maqedonisë me të cilën dënohet gjenocidi ndaj popullit shqiptar në Maqedoni në periudhën 1912 – 1956.
Arritja e barazisë ekonomike dhe e mirëqenies shoqërore, sidomos nëpërmjet zhvillimit të barabartë rajonal
Krijimi i një mekanizmi të ri, në formën e një Komisioni Shtetëror për Financimin e Komunave, për një vendimmarrje më të drejtë për grantet qeveritare në përfitim të komunave”, qëndron në Deklaratën e përbashkët shqiptare.
Në deklaratë ishte paraparë edhe formimi i një ministrie për sistem politik dhe marrëdhënie midis komuniteteve. Në Qeverinë e re nuk do të ketë një ministri të tillë, por vetëm është shkrirë sekretariati për implementimin e Maëveshjes së Ohrit, në një post që mban titullin zëvendës kryeministër për sistem politik dhe marrëdhënie midis komuniteteve. Por ky mbetet vetëm zëvendës kryeministër dhe nuk bëhet fjalë për ministri të re. Kjo ministri duhej të rriste përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet më kryesore të shtetit.
“Krijimi i një Ministrie për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Komuniteteve, si organ përgjegjës për respektimin e të drejtave të komuniteteve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror në zonat e defavorizuara.
Realizimi i përfaqësimit të drejtë në organet e sigurisë, ushtrisë, inteligjencës dhe të drejtësisë. Realizimi i përfaqësimit të drejtë në të gjitha nivelet e qeverisjes qendrore si dhe në agjensitë publike ose ndërmarrjet me aksione publike”
“Zbardhja e plotë e çështjeve dhe proceseve gjyqësore si “Sopoti”, “Brodeci”, “Monstra” dhe “Kumanova” nëpërmjet një komisioni hetimor ose një trupe të pavarur ndërkombëtare”
Por një komision i tillë nuk figuron askund në programin e ri qeveritar. Ka përkushtim për zgjidhjen e rasteve të dyshimta gjyqësore, por nuk ka mekanizëm se si do të bëhet.
Nga deklarata e përbashkët e partive shqiptare janë pranuar vetëm disa pika të cilat kryesisht kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës, mbështetjen për PSP-në, debllokimin e proceseve integruese. Përveç tyre është paraparë edhe avansim i përdorimit të gjuhës shqipe por jo edhe shpallja e saj si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni.
//www.dailymotion.com/embed/video/x5oownb” width=”480″ height=”270″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]
BDI dhe Aleanca e harruan Deklaratën e Përbashkët by tvshenjaofficial