Tashmë 36 ditë me radhë, biznesmeni i dyshuar për krim të rëndë 17 milion eurosh SeadKoçan, është i pakapshëm për policinë. Ai u arratis në ditën kur u mor vendimi për paraburgimin e tij dhe në momentin që mediat publikuan lajmin për vendimin gjyqësor, Koçan tashmë ishte diku jashtë shtetit por avokati i tij Nikolla Dodevski refuzonte ta quaj si arratisje por siudhëtim zyrtar.
Por udhëtimi i Koçanit si duket ende nuk ka përfunduar.
Duke parë që Koçan nuk gjendet në territor të Maqedonisë, policia lëshoi fletëarrest ndërkombëtar por edhe ky kërkim nuk rezultoime kapjen e Koçanit.
Teksa vazhdim kërkimi për Sead Koçanin, ekipi i tij i avokatëve po tenton me çdo kusht ta ndryshojë vendimin për paraburgim i cili ka arritur deri në Gjykatën Supreme. Tani gjithçka varet prej vendimit të Këshillit të Gjykatës Supreme me të cilin tani kryeson Jovo Vangellovski i cili është pjesë e bisedave të përgjuara që i publikoi opozita.
Sead Koçan është i dyshuar në rastin “Trust” të Prokurorisë Speciale për falsifikimin e dokumentacioneve të firmave të tij, vetëm e vetëm që të fitojë tenderë disa milionësh për gërmimin e lëndëve të para për nevojat e Elektranave të Maqedonisë.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/
Asnjë gjurmë nga Sead Koçan by tvshenjaofficial