Seanca për rastin “Shuplakat”, për dhunën në Komunën Qendër u anulua përsëri shkak se gjykatësja Tatjana Mihajllova nuk e dinte se ku e ka lëndën. Fillimisht e kishte dërguar në Gjykatën e Apelit për të shqyrtuar ankesën e Prokurorisë Speciale, e cila refuzoi gjobat prej 4 mijë euro për Fatime Fetain dhe Katica Janevën, por më pas lënda çuditërisht kishte arritur në Gjykatën Supreme të Jovo Vangellovskit. Prokurorja Fatime Fetai kërkoi llogari nga gjykatësja përse ka pasur nevojë ta dërgojë gjithë lëndën në gjykatë kur ka mundur ta dërgojë vetëm procesverbalin e seancës kur janë shqiptuar gjobat.
“Është e qartë se ekziston koordinim mes gjykatës dhe mbrojtjes me qëllim që ta zvarrisin lëndën. Kjo dëshmohet sidomos me rrethanat e sotme kur nuk materialet e lëndës gjenden në Gjykatën e Apelit dhe çuditërisht të gjithë të akuzuarit erdhën në gjykatë, që është diçka që nuk ka ndodhur për një kohë të gjatë. I kërkova shpjegim gjykatëses përse ika dërguar të gjitha materialet në Gjykatën e Apelit kur mjafton vetëm procesverbali nga seanca kur u gjobitëm për të marrë vendim në shkallën e dytë. Por nuk morëm përgjigje”, ka deklaruar Fetai.
Ndërsa, kreu i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski vlerëson se tentativa e Gruevskit dhe ekipit të tij për ta zvarritur seancën vazhdimisht, është vetëm miratim i vërtetësisë së “bombave” ku dëgjohet Gruevski duke porositur dhunën, ndërsa Mile Janakievski duke e zbatuar porosinë.
“Është e qartë se strategjia qyqare e Gruevskit po vazhdon. Nëpërmjet prolongimeve të ndryshme tenton ti ikë ballafaqimit me drejtësinë. Kjo për mua dhe për të gjithë është një provë e mjaftueshme se nuk bëhet fjalë për asgjë të ngjitur, prerë ose montuar por se gjithçka është e vërtetë dhe ai do të japë llogari për këtë. Por ka dy lajme të këqija për Gruevskin. Njëri është se ky është prolongimi i fundit dhe se ka prova shumë që fuqishme që dëshmojnë dhunën në komunën Qendër. Nga gjykimi i drejtësisë dhe popullit askush nuk ka arritur të ikë”, ka thënë Zhernovski.
Nikolla Gruevski me truprojen e tij sikurse në kohën kur ishte kryeministër, hyri nga hyrja zyrtare dhe nuk kaloi nga skanderi me rrezatim të cilin e kalojnë të gjithë ata që hyjnë në ndërtesën e gjykatës. Në gjykatë u dha njoftimi se Nikolla Dodevski, i cili mbron shumicën e zyrtarëve të VMRO DPMNE-së më nuk do të jetë krah tyre.
Në seancën e kaluar prokuroret Fatime Fetai dhe Katica Janeva u gjobitën me 4 mijë euro për mungesë respekti ndaj gjykatës dhe prokuroret u ankuan për këtë vendim. Shkaku i ankesës, Tatjana Mihajllova e kishte dorëzuar gjithë lëndën në Gjykatën e Apelit për të marrë mendim mbi ankesën, por Gjykata e Apelit dy herë e ka kthyer në Këshillin Penal të Gjykatës Themelore me arsyetimin se ata nuk janë kompetent të vendosin. Kështu që si alternativë lënda është dërguar në Gjykatën Supreme të Jovo Vangellovskit, por këtë fakt nuk e dinte gjykatësja Tatjana Mihajllova e cila pohonte se lëndën e ka në Gjykatën e Apelit. Seanca e ardhshme është caktuar më 28 shtator, një ditë pas seancës për rastin “Mitmarrja” me të akuzuarin Zoran Zaev.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

