Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit në seancën e sotme vendosi se, 4 anëtarët e ri të Bordit Drejtues të Akademisë për Gjykatës dhe Prokuror Publik janë emëruar në mënyrë të paligjshme. Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publik kanë nominuar anëtarë të këshillave që vijnë nga klasa e prokurorëve, por sipas Antikorrupsionit, ajo është në kundërshtim me ligjin për parandalim të korrupsionit dhe ligjit për akademi, sepse sipas tyre, duhej të emëronin gjykatës dhe prokuror aktiv.
NËNI 4 I LIGJIT PËR PARANDALIM TË KORRUPSIONIT DHE KONFLIKTIT TË INTERESIT
“Një person i zgjedhur apo i emëruar gjatë kohës së zgjatjes së mandatit të tij, është i obliguar që të respektojë rregullat dhe të mos ketë përputhje të funksionit që e ushtron me funksione apo veprimtari të tjera të përcaktuara në Kushtetutë dhe ligje”.
Anëtarja e Antikorrupsionit, duke elaboruar lëndën në fjalë, tha se, emërimi i anëtarëve duhet të jetë nga radhët e gjykatësve, përkatësisht të prokurorëve publik dhe jo nga radhët e anëtarëve të këtyre dy trupave. Ajo shtoi se, gjatë ushtrimit të funksionit, anëtari i Këshillit Gjyqësor, përkatësisht Këshilli i Prokurorëve Publik, funksioni gjykatës apo prokuror i këtyre anëtarëve pezullohet. Prandaj, për shkak të konstatimit të konfliktit të interesit, Antikorrupsioni solli vendim me të cilin i bëri thirrje këtyre dy këshillave, të ndërmarrin masa me të cilat do ta vendo
BILJANA KARAKASHOVA – SHULEV, KSHPK
“Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionin në bazë të nenit 40 nga Rregullorja, propzon të kërkojë nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli për Prokuror Publik të ndërmarrin masa për tejkalim të situatës, në mënyrë që para fillimit të mandatit të anëtarëve të ri të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik, ndërsa më së voni deri në skadimin e mandatit të anëtarë aktual të akademisë, do t’i shfuqizojnë vendimet e tyre të cilat janë në kundërshtim me Ligjin për konflikt të interesit dhe Ligjit për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publik”.
Kujojmë se, Këshilli Gjyqësor dhe ai i prokurorëve, në seanca t e mbajtur muajin e kaluar, emëruan pjesëtarë të këtyre dy këshillave për anëtarë të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik. Kjo shkaktoi reagime të shumta në opinion, përfshirë edhe reagime nga sektori civil. Nga këshilli gjyqësor dhe i prokurorëve i janë përgjigjur reagimeve duke thënë se, nuk ka asgjë të paligjshme në vendimet e tyre dhe se nominimi i anëtarëve të tyre është bërë në mënyrë transparente në seanca publike.
Teuta Buçi /SHENJA/