Nëse nuk arrihet të formohet Qeveri dhe shkohet në zgjedhje të reja, më së shumti do e pësojnë qytetarët. Kështu vlerëson profesori universitar, Isak Sherifi, i cili në emisionin ‘Arena’ që mbrëmë u transmetua në Televizionin SHENJA, tha se duhet të formohet Qeveria që të mos vazhdojë kriza politike.
“VMRO-ja nuk u desh të sillet kështu më aleatin e tij 10 vjeçar që e pat. VMRO-ja duhej të sillej pak më ndryshe kundrejt këtyre kërkesave të cilat nuk janë vetëm të BDI-së, sepse pas zgjedhjeve, në bazë të asaj që kemi në letër, kemi spektrin shqiptar të unifikuar, por VMRO-ja duheshte më ndryshe të vepronte kundrejt 5-6 çështjeve”, tha profesori universitar Isak Sherifi.
Sipas Sherifit, që vendi të dalë nga kjo krizë, nuk duhet të formohet një Qeveri e koalicionit të zgjeruar. Ndërsa, Andrea Stojkovski nga Qendra për Edukim Evropian, duke komentuar mes tjerash edhe vizitën e eurokomisarit Johanes Han, tha se as që duhet të diskutohet për zgjedhje të reja, por të formohet një Qeveri stabile e cila do të ketë agjendë reformuese për katër vitet e ardhshme.
“Sipas partnerëve tanë evropian përjashtohen zgjedhje të reja në katër vitet e ardhshme dhe se ajo Qeveri duhet të mbështetet në shumicën, ai nuk thotë koalicion të gjerë, termi anglez thotë: great coalition, koalicion i gjerë, kushdo që ta formojë këtë koalicion, prej atje e kemi të qartë, një parti e madhe me partitë më të vogla apo parti tjetër me parti tjera të vogla, kjo është koalicioni i mundëshmë i zgjeruar i cili për momentin është komplot i cili pritet”, tha Andrea Stojkovski nga Qendra për Edukim Evropian.
Nga ana tjetër, ish-ambasadori Risto Nikovski, tha se Brukselit zyrtarë i intereson vetëm zgjidhja e çështjes së emrit, pasi sipas tij, kjo është një barrë e rëndë për Brukselin. Ai tha se e gjithë kriza me përgjimet në Maqedoni është shkaktuar për ta detyruar Maqedoninë ta ndryshojë emrin.
“Maqedonia ka vetëm një problem kryesor dhe ai është emri. Dhe kjo ju hap punë, sepse problemi me emrin është një barrë e rëndë për Brukselin, e dini se ato që nga viti 2008kanë vendosur bllokadë, shantazh dhe ultimatum, që do të thotë se nuk është demokratike, as ligjore.Sëpari emrin po pastaj anëtarësimin. Prioriteti i tyre, apo interesi i tyre primar për Maqedoninë është që të zgjidhet çështja me emrin”, tha ish-ambasadorin Risto Nikovski.
Sipas Nikovskit, pavarësisht cila parti, VMRO-DPMNE apo LSDM, arrin të formojë Qeveri, e njëjta nuk do të ketë jetëgjatësi dhe nuk do të jetë në gjendje të zgjidh asnjë problem.
Abdulla Berisha /SHENJA/