Në prezencë të përfaqësuesve të qeverisë, udhëheqësve të institucioneve të shumta dhe ambasadorë, ambasada turke ka shënuar përvjetorin e ngjarjeve të përgjakshme dhe tentimit përgrushtshtet të një viti më parë. Ambasadorja turke, Tylin Erkal Kara, tha se qëllimi i përkujtimit të 15 korrikut, është që ai të mos përsëritet askund tjetërnë botë. Ajo u bëri thirrje përfaqësuesve të qeverisë së Maqedonisë që të ndërpresin funksionimin e institucioneve të organizatës terroriste FETO të pranishme në Maqedoni, duke thënë se në të ardhmen, raporti i Turqisë me vendet tjera do të varet nga raporti i shteteve të ndryshme ndaj FETO-s.
Jemi plotësisht të bindur se do të bashkëpunojmë në drejtim të ndërmarrjes së masave të nevojshme ndaj institucioneve të ndërlidhura me FETO-n në Maqedoni. I nderuari zv/kryeministër, jam e vetëdijshme që mbi supet tuaja po vendos një barrë të rëndë. Mirëpo, këtë luftë me organizatën terroriste duhet ta zhvillojmë krah njëri tjetrit. I nderuari zv/kryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, pritjet tona ndaj Maqedonisë janë të mëdha”, tha ambasadorja turke në Maqedoni.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, theksoi rëndësinë e veçantë të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Maqedonisë, duke shtuar se gjithnjë janë kultivuar raporte miqësore.
E kam nderin që në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të shpreh solidaritetin me të gjitha viktimat nga ngjarjet tragjike që ndërlidhen me 15 korrikun e vitit 2016 në Republikën e Turqisë. Maqedonia dhe Qeveria e Maqedonisë gjithnjë do të jetë në anën e demokracisëdhe vlerave evropiane, në kuptim të plotë të fjalës”, deklaroi Angjushev.
Aktivitetet për shënimin e 15 korrikut, ku humbën jetën më shumë 250 persona, do të vazhdojnë edhe sonte, me një tubim pikërisht në kohën kur kishte filluar grushtshteti.
Abdulla Berisha /SHENJA/
Ambasadorja turke, apel për mbylljen e… by tvshenjaofficial

