SLLAVICA GRKOVSKA, ZËVENDËSKRYEMINISTRJA PËR POLITIKË TË QEVERISJES SË MIRË
“E dini që vitin e kaluar, kur ishte edhe ambasadori i mëparshëm këtu, e ngrita çështjen e vendimeve të Gjykatës së Apelit. Reagimi i parë ishte, më lejoni ta them në gjuhë popullore se pas tregtimit të fajit të parë, pasuan disa ngjarje së bashku me organet e drejtësisë, profesorët universitar, mediat, organizatat joqeveritare se çfarë duhet bërë, në kuptimin sistematik, për të reduktuar ato mundësi dhe ende ka aktivitete që zhvillohen në këtë drejtim”.
Ajo theksoi se ky është një problem shumë serioz dhe tha se shpreson se këto paralajmërime më në fund do të kontribuojnë për të vepruar ashtu siç i ka hije një sistemi profesional të drejtësisë me integritet.
Në letrën e ambasadores amerikane theksohet se përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe investimi prej gjysmë miliard eurosh për reformat në gjyqësor ka rezultuar me rezultate zhgënjyese, pasi që një numër i madh i lëndëve ku të akuzuar janë “peshq të mëdhenj”, Gjykata e Apelit i ka kthyer në shkallën e parë për rigjykim. Amerikanët vlerësojnë se besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor do të ulet edhe më tej për shkak të paaftësisë së gjykatave për t’i përfunduar rastet në mënyrë të shpejtë dhe tendencës së hapur të Gjykatës së Apelit për t’i kthyer lëndët në rigjykim.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/