Vazhdon përdorimi jo i drejtë i gjuhës shqipe në vend. Gabimet drejtshkrimore gjatë përdorimit të gjuhës shqipe i hasim gjithandej nëpër institucionet e vendit. Në këtë mënyrë, shumica e institucioneve nuk respektojnë as rregullat themelore të standardit gjuhësor të shqipes.
Gjuha shqipe trajtohet ngjashëm edhe nga disa prej përfaqësive diplomatike. Verzioni në gjuhën shqipe i ueb faqes së Ambasadës së Austrisë në Shkup është vetëm njëri ndër to. Sapo të hapësh këtë ueb faqe mund të vëresh dhjetëra fjalë të cilat janë shkruar në formë të gabuar dhe nuk janë në përputhje me standardet e gjuhës shqipe. Si më të shpeshta mund t’i hasim gabimet ku zanorja “ë” nuk është përdorur në mënyrë të duhur, si dhe gabimet gjatë lakimit të emrave në fjali.
Kështu, fjala “konsull” gjatë lakimit në fjali është përdorur në disa herë në formë të gabuar. Ajo përsëritet disa herë dhe diku e hasim si “konzullare”, herën tjetër si kosullare dhe diku tjetër si konsullare. Fjala tërësisht në këtë ueb faqe është shkruar “tërrësisht”. Ndëkohë, në disa raste janë përdorur fjalë të huaja të cilat nuk përdoren si të tilla në gjuhën standarde shqipe. I tillë është rasti me fjalën shumë të cilën në këtë faqe e hasim si “sumë”. Fjala “qëndrim” është shkruar si “qendrim”. Po ashtu, mund të vërejmë se tek një pjesë e konsiderueshme e fjalëve nuk janë përdorur në mënyrë të duhur “ë”-jat fundore.
Edhe përkundër faktit se këto gabimet janë një dukuri shqetësuese që vazhdojnë për disa vite, institucionet kompetente deri më tani nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim apo masë më serioze për të eliminuar të njëjtën. /SHENJA/
Ambasada e Austrisë shtrembëron gjuhën shqipe by tvshenjaofficial

