Pas reshjeve të fundit të dëborë , sezona e skijimit ka filluar dhe ky është padyshim një lajm i mirë për dashamirët e dimrit në Tetovë . Kodra e Diellit është mbuluar nga dëbora dhe pistat kanë hapur dyert për skiatorët për të sjellë më shumë gjallëri dhe entuziazëm në zonë. Drejtori i Qendrës së Skijimit në Kodrën e Diellit, Gani Aliji ka dhënë detaje për gjendjen aktuale.
SINKRON: GANI ALIJI, DREJTOR I QENDRËS SË SKIJIMIT NË KODRËN E DIELLIT
‘’Sot është bërë hapja zyrtare e sezonit dimëror në Kodrën e Diellit. Këtë vit edhe pse me vonesë na erdhi bora në qendrën e skijimit sot është bërë hapja. Ski ashensorët janë në lëvizje, vetëm Caripashinës, i cili nuk ka funksionuar për shkak të erërave të forta, presim që moti të stabilizohet dhe edhe ajo të jetë në funksion’’.
Aliji, për mbarëvajtjen e sezonit, tha se ka pasur vizitorë që në ditën e parë të hapjes dhe se pret që fluksi të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Nga ana tjetër, problemi kryesor vazhdon të mbetet parkingu, për shkak të fluksit të madh të veturave.
Ndërkohë, kryeministri Hristjan Hristijan Mickoski ka deklaruar se qeveria është në bisedime me një investitor të fuqishëm, i cili pritet të investojë në zhvillimin dhe modernizimin e Kodrës e Diellit, duke ofruar shpresë për zgjidhje afatgjata të problemeve ekzistuese.
/SHENJA/


