Ish kryeministri Zoran Zaev kërkon qe VMRO-DPMNE dhe deputeti Brane Petrushevski t’i kërkojnë falje për siç thotë gënjeshtrat, shpifjet dhe keqpërdorim të emrit të tij në “dramë të inskenuar” rreth sekuestrimit të dhjetëra tonëve kanabis mjekësor, për shkak të ruajtjes dhe trajtimit të joadekuat të supozuar. Në të kundërt, ai kërcënon me padi penale. Zaev thotë se janë të pavërteta të gjithë akuzat të cilat partia qeveritare i ka bërë kundër tij në pesë vitet e kaluara, prej që ai u tërhoq nga funksionit të liderit në LSDM.
Zoran Zaev, ish-kryeministër
“Kam pesë vjet që duroj fyerje të përditshme. Të gjithë e dinë që nuk kam dashur kurrë të ngre padi, kam luftuar për lirinë e fjalës. Nuk i jam hakmarrë askujt për atë që më bënë më 27 prill në Parlament, nuk kam abuzuar kurrë me pozicionin tim politik, por tani mjaft më!”
Ndërkohë, deputeti i VMRO-së Brane Petrushevski vazhdon ta akuzoj Zaevin për përfshirje edhe në rastin e fundit të drogës së sekuestruar.
Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së
“Është fakt se themeluesi i biznesit të marihuanës në Maqedoni është qeveria Zaev. Rreth 70 përqind e drogës së sekuestruar i përket një kompanie në pronësi të një anëtari të LSD-së, konkretisht një personi të afërt me Zaevin. Përveç kësaj, vetëm dje, rreth 30 ton drogë u sekuestruan në rajonin e Strumicës”.
Ndërsa LSDM edhe sot kërkoi përgjegjësi nga pushteti, se si siç u shpreh Aleksandar Sasha Dimitrijeviq sasi aq e madhe e drogës ka kaluar në kufirin e Maqedonisë.
Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së
“Nuk ka të arrestuar, nuk ka të dyshuar. Ka vetëm defokus. Nga fotot e publikuara publikisht, shihet se droga e sekuestruar në Serbi ishte e paketuar në kuti të mëdha kartoni me përmasa 60 me 40 centimetra, me 4 deri në 5 kilogramë marihuanë në qese plastike. Kjo do të thotë shumë dërgesa dhe shumë automjete, kamionë. Pesë, dhjetë, ndoshta edhe më shumë kamionë ose kamionë duhej të kalonin kufirin. Si?”
Në një prononcim për media kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se në seancën e së martës të Qeverisë do të sjellin vendim për t’u kontrolluar të gjitha subjektet juridike që merren me këtë veprimtari dhe shtoi se tashmë janë 40 tonë të sekuestruara, por u shpreh se nuk do çuditej që deri në fund sasia e drogës së sekuestruar të shkoj deri në 100 tonë.
Emine Ismaili /SHENJA/


