Nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadinë Selës kanë kërkuar që ministri i Drejtësisë të jep dorëhejqe ndërsa provimi të mbahet në gjuhën shqipe.
“Kryeministri Hristian Mickoski sot konfirmoi dy fakte të pamohueshme e të cilat shumë vartës të tij tentonin t’i mohojnë ose manipulojnë.
Juristët e rinj shqiptarë kanë të drejtë që provimin e jurisprudencës ta mbajnë në gjuhën shqipe, ndërsa për refuzimin e deritanishëm dhe shkeljen e kësaj të drejtë, ministri i drejtësisë duhet të shkarkohet pasi ka shkelur edhe ligjet edhe vetë Kushtetutën si aktin më të lartë juridik në vend.
Fakti i dytë që ne e kemi mbrojtur vazhdimisht duke besuar në përkushtimin tonë dhe në drejtësi, është se me ndryshimet e vitit 2018 të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, që ishte kusht i ASH për Qeveri asokohe, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në gjithë vendin dhe në nivel qëndror.
Megjithatë, Aleanca për Shqiptarët vlerëson se nuk mjafton vetëm një deklaratë e kryeministrit për të mbyllur këto tema, por nevojiten edhe veprime konkrete në të mirë të qytetarëve dhe zbatimit të ligjit.
Fillimisht nga institucionet dhe skena politike duhet të largohen individë si ministri aktual i drejtësisë dhe gjithë të tjerët të cilët kanë mbajtur haptas qëndrime kundër gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve, që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.
Më pas të fillojë urgjentisht procedurë për ndryshimin e të gjitha ligjeve dhe akteve nënligjore të cilat duhet të harmonizohen me Ligjin për përdorimin e gjujëve dhe Amendamentin V të Kushtetutës.
Nëse nuk ndodh kjo, deklarata e sotme e kreut të Qeverisë mund të vlerësohet vetëm si një tentim aktrimi për tu dukur politikan i moderuar dhe i mirë ndaj shqiptarëve, në një kohë që Qeveria dhe institucionet veprojnë të kundërtën”, thuhet në reagimin e ASH-Sela.
Data 01.10.2026
Aktuale
- Thirrje për protestë masive në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale
- Nis viti i ri akademik 2026/2027, në universitete rreth 53.500 studentë
- Rubio urdhëron delegacionin iranian të largohet nga SHBA, negociatat përfunduan në ngërç
- LSDM kërkon shkarkimin e Stoilkoviqit: Mori pjesë në fushatën e Vuçiqit
- Chatbot-i i qeverisë amerikane sjell një interpretim të pazakontë të poezisë së Minecraft
- Drafti i Qeverisë për Kodin e Procedurës Penale alarmon gjyqtarët dhe prokurorët/ BIRN: U mbajt sekret, rrezikon të pengojë punën e SPAK dhe hetimet anti-korrupsion
- LSDM kërkon shkarkimin e Stoilkoviqit: Mori pjesë në fushatën e Vuçiqit
- Dështon ekzekutimi me injeksion vdekjeprurës në SHBA, e dënuara mbijeton pas dy dozave dhe dërgohet në spital



