Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në tunelin e Llogarasë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip BMW me targa angleze AK20DHU, i drejtuar nga shtetasi me iniciale R. K., i datëlindjes 24.10.1996, banues në Vlorë, si dhe një automjet tip Volvo me targa AA715ZI, i drejtuar nga shtetasi S. G., i datëlindjes 13.06.1986, banues në Tiranë.
Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, paraprakisht raportohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga pamjet e siguruara në vendngjarje, shihet se automjetet janë dëmtuar rëndë, ndërsa pritet zbardhja e plotë e rrethanave që çuan në aksident.


