Liderët e Frontit Europian, u bashkuan sot turmes tek tenda ku është vendosur para Gjykatës Kushtetuese. Derisa Gjykata Kushtetuese debatonte mbi 13 iniciativat për kontestimin e gjuhës shqipe, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dërgoi porosi që Gjykata të mos merr vendime të njëanshme dhe të respektojnë të drejtat themelore të komuniteteve që përbëjnë popullsinë e vendit. Ahmeti tha se duhet të angazhohet të gjithë së bashku si një shtet multientik, që paqa dhe afërsia e ndërsjelltë të përparojë.
ALI AHMETI,KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Do të doja që këtu të kishte edhe intelektual nga bashkëqytetarët tanë maqedonasë, të kishte edhe popullatë, nga popullata e bashkëqytetarëve tanë maqedonasë. Ne asnjëher as nuk kemi kontestuar gjuhën e tyre, kulturën e tyre, ne gjithmonë kemi qen përkrahë, se si bashkarishtë, t’i mbrojmë vlerat, si tonat edhe të bashkëqytetarëve tanë maqedonas, sepse fundi i fundit jetojmë nën një qiell dhe na ngrohë një diell”.
Të pranishmëve ju drejtua me një fjalim edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili tha në Maqedoninë e Veriut, gjuha është njëra ndër elementet e stabilitetit, e kohëzionit dhe ndërtimit të ardhmërisë.
ZIADIN SELA,KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT
“Gjuha, avanacimi i saj, implementimi i gjuhës dhe të drejtës së qyetarëve për gjuhë, natyrishtë që duhet të jetë shtyllë e cila na bashkon të gjithëve neve, e cila shkon përtej ndasive politike dhe asesi nuk duhet të jetë objektë dhe subjektë përçarje dhe akuze ndërmjet njëri tjetrit. Ne duhet të jemi të unifikuar dhe të bashkuar dhe qëndrimet për të mbrojtur, fundë-fundit edhe sakrificën e shumë njerëzve edhe përpara nesh”.
Sela u shpreh i bindur, se nuk do të heqin dorë asnjëher nga gjuha shqipe, pasi siç tha, nëse heqin dorë nga gjuha shqipe është njejtë të heqin dorë nga vetvetja.
Samir Mustafa /SHENJA/