Kryetari i partisë politike “Alternativa”, Afrim Gashi, sot ka realizuar takim me përfaqësuesit e Shoqatës për Persona me Nevoja të Veçanta “SOS VITA”.
Gjatë takimit përfaqësuesit e shoqatës “SOS VITA” e kanë falënderuar kryetarin Gashi për përkrahjen dhe mbështetjen që jep “Alternativa” e jep në vazhdimësi në zhvillimin dhe avancimin e organizatave për persona me nevoja të veçanta.