Kur u duk se Gostivari po merr një pasqyrë të re në skenën politike, një përpjekje për t’i dhënë garës politike kulturë të nivelit të shteteve perëndimore, dështoi ende pa nisur. Ftesa publike e kandidatit të pavarur për këtë komunë, Visar Ademi, i cili ftoi kundërkandidatët Valbon Limanin dhe Sabaedin Dautin, për nga një kafe në një lokal të qytetit, mbeti pa përgjigje, e kafja pa u pi.
Ndonesë i vetëm i ulur në tavolin, Ademi tha se qëllimi i këtij takimi ishte njohja personale mes kandidatëve dhe promovimi i një kulture politike më të civilizuar.
VISAR ADEMI,KANDIDATI I PAVARUR PËR KOMUNËN E GOSTIVARIT 00:20
“Sinqerisht unë mendova që do jenë këtu, sepse kafeja te ne përdoret si produkt social, shoqëror. Me disa nga ata nuk njihem edhe ishte mënyra më e mirë dhe shansi më i miri për tu njohur dhe për të vendosur një standard të ri në politik, i cili do të tregonte më tepër përfitime dhe befinicionet që hyjnë në garë. Kjo nuk duhet të jetë garë, e cila duhet të ketë humbës, por të gjithë jemi fitues”.
Megjithatë, edhe pas dështimit të këtij takimi, Ademi është shprehur i gatshëm që dera të ngelet e hapur gjithmonë. I pyetur për aspektet teknike të kandidaturës së tij, Ademi bëri të ditur se është ende në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve lidhur me nevojën për mbledhjen e nënshkrimeve, si parakusht për zyrtarizimin e kandidaturës së tij. Ai shtoi gjithashtu se ende nuk ka marrë vendim nëse do të prezantojë edhe një listë për këshilltarë komunalë në këto zgjedhje.
Samir Mustafa /SHENJA/