[embedded content]
Në rast se pushteti aktual nuk siguron 80 vota për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, me shumë gjasa vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Njohës të çështjeve politike thonë se deri në fund duhen bërë përpjekje që të kapen 2/3-tat e votave, të nevojshme për ndryshimet kushtetuese. Zgjedhjet nuk do të zgjidhnin asgjë, thotë analisti Aleksandar Bozhinovski, i cili dritën në fund të tunelit, e sheh tek marrëveshja mes partive politike me qëllimin që të vazhdohet me proceset eurointegruese.
“As tek LSDM-ja e as VMRO-DPMNE-ja nuk shoh fjalor që do të çonte në pajtim, përkundrazi vetëm ngrihen tensione si nga njëra anë, poashtu edhe nga tjetra, ndërsa koha është shumë e shkurtër. Shpresoj se do t’u iket zgjedhjeve të parakohshme, sepse nuk do të zgjidhin asgjë, sërish do të shkojmë në gjendje ‘status-quo’ dhe pas zgjedhjeve shanset per bisedime dhe ndonjë marrëveshje do të zvogëlohen edhe më shumë” deklaroi analisti politik, Aleksandar Bozhinovski.
Me ose pa zgjedhje parlamentare, kapitulli për Marrëveshjen e Prespës duhet të mbyllet. Nëse kemi zgjedhje, njohësi i çështjeve politike Petar Arsovski, thotë se fati i Marrëveshjes dhe së ardhmes së Maqedonisë do të jetë në duart e qytetarëve.
“Në zgjedhje, ne ose do ta ratifikojmë Marrëveshjen me Greqinë që të bëhemi pjesë e NATO-s dhe BE-së, ose elektorati do të tregojë se Maqedonia nuk është e gatshme për BE dhe NATO. Kështu në 10-20 vitet e ardhme do të mbetemi jashtë këtyre proceseve. Nëse ndodh kjo në zgjedhjet e ardhshme, atëherë se çfarë do të ndodhë më tutje është pyetje për Janko Baçevin dhe Hristian Mickoskin dhe jo për ne”. Deklaroi analisti politik, Petar Arsovski.
E në rast të zgjedhjeve të parakohshme, sipas analistit Robert Nesimit, opozita shqiptare mund ta shpëtojë Marrëveshjen e Prespës, sepse mund të fitojnë më shumë ulëse në Kuvend se sa kanë tani.
“Raporti i forcave në parlament mund të ndryshojë. Jo mes partive maqedonase por pres që opozita shqiptare ta rrisë numrin e vet të deputetëve, duke pasur parasysh se nuk do të dihen votat, siç ka ndodhur herën e kaluar. Kështu në total, mund që partitë që ishin pro referendumit, për shkak të rritjes së opozitës shqiptare t’i afrohen atij numrit magjik të 80 deputetëve”deklaroi analisti politik, Robert Nesimi.
Megjithatë para se të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare, Arsovski tha se duhet shqyrtuar mundësia që deputetët e VMRO-DPMNE-së ta mbështesin marrëveshjen dhe ndryshimet kushtetuese. E për t’i bindur që të votojnë ‘pro’, ditë më parë kryeministri Zoran Zaev tha se deri më 10 tetor vetë do të kontaktojë me deputetët e opozitës, duke i kontaktuar ata personalisht.
PËRGATITI: BESIR ARIFI
Data 16.06.2026
Aktuale
- Sela: Ligji për përfaqësim të drejtë është i dëmshëm, nuk duhet assesi të kalojë
- “Shqipëria nuk është në shitje!”- Eurodeputeti gjerman flet në Parlamentin Europian për protestat në Tiranë: Populli shqiptar po tregon guxim, po ngre zërin për transparencën
- Memedi: Ambasadori Denion Meidani, ndër mbështetësit më të mëdhenj të shqiptarëve dhe Universitetit “Nënë Tereza”
- Siljanovska-Davkova: Ballkani Perëndimor është më i përparuar se Ukraina dhe Moldavia
- Pas disa orësh protestë para Kryeministrisë, mijëra qytetarë nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!
- VLEN formalizon themelimin si subjekt politik në Tetovë
- “Ministrat s’kanë këllqe të flasin!”- Protesta e 17-të, Robert Aliaj: Një qeveri që nuk mbështet rininë është armiku i saj! Rama sillet si padron, PS po konvertohet në Partinë e Punës
- MPB: 15 shoferë të arrestuar për drejtim pa patentë brenda 24 orëve

