Leximi i vargjeve nga Kurani gjatë muajit të Ramazanit është një traditë që praktikohet në pothuajse çdo xhami të Shkupit dhe më gjerë. Megjithatë, kjo praktikë merr një dimension të veçantë në Xhaminë e lagjes së Duqanxhikut në Shkup, ku çdo ditë krijohet një atmosferë e veçantë shpirtërore.
Për çdo ditë, dhjetë hafizë mblidhen në këtë xhami, afërsisht 1 orë para faljes së namazit, për të lexuar vargje nga Kurani. Leximin e tyre e ndjekin me përkushtim edhe xhemati i pranishëm në xhami, i cili në këtë mënyrë, deri në fund të Ramazanit, arrin të përfundojë një hatme të plotë të Kuranit.
Atmosferë
Në mesin e hafizëve që sot lexuan vargje nga Kurani ishte edhe hafizi 13 vjeçarë, Diar Ibrahimi i cili hifzin e kishte kryer 3 vjet më parë dhe për tre vjet me radhë lexon në këtë xhami.
Atmosferë
Imami i xhamisë, Abdulkerim Ebibi duke folur për TV Shenja, thekson se kjo praktikë jo vetëm që forcon lidhjen e besimtarëve me Kuranin, por edhe krijon një ndjenjë të veçantë bashkësie dhe përkushtimi gjatë muajit të shenjtë.
ABDULKERIM EBIBI – IMAM
E organizojmë këtë traditë profetike nga viti kur është hapur Xhamia., pra prej vitit 2007-të, ramazani që tani e përjetojmë është ramazani i 20-të që ne vazhdojmë me këtë traditë. E kemi fillu me tre hafiza, pastaj është rrit numri me shtatë dhe tetë, dhe ka 10-12 vite që kemi dhjetë hafiza dhe e praktikojmë këtë praktikë.
Ramazani njihet si muaji i Kuranit, por në Shkup ai është shndërruar edhe në një periudhë të veçantë për të rinjtë që përmbyllin rrugëtimin e tyre të hifzit. Çdo vit, gjatë këtij muaji të bekuar, shumë të rinj arrijnë të përfundojnë memorizimin e Kuranit, duke e bërë Ramazanin jo vetëm muaj adhurimi, por edhe një kohë krenarie dhe gëzimi për familjet dhe komunitetin.
Mevludin Imeri /SHENJA/


