Gjoba deri në 10.000 euro për tregtarët të cilët nuk do t’i respektojnë masat e qeverisë, paralajmëroi ministri i ekonomisë Besar Durmishi. Ai tha se institucionet kompetente janë në terren duke e monitoruar gjendjen në treg dhe se deri në fund të kësaj jave është planifikuar që të bëhet vëzhgimi I 1000 objekteve të vendit.
BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË
“Gjobat të cilat do të variojnë për të gjithë ata tregtar që nuk do ta respektojnë këtë vendim janë prej 500 deri në 10.000 euro duke përfshirë edhe mbylljen e marketeve për 15 ditë . Pritjet janë që çmimet të ulen mesatarisht deri 10 % gjë që do të ndihmojë në stabilizimin e inflacionit dhe mbrojtjen e standardit të jetesës”
Durmishi tha se në bazë të miratimit të ndryshimit të ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve tregtarët nga mesi I muajit prill do ta kenë të obligueshme publikimin e çmimeve të produkteve ushqimore në ëeb faqet e tyre.
BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË
“Tregtarët duke filluar nga mesi i muajit prill do të kenë obligim të detyrueshëm publikimin e çmimeve të të gjitha produteve në faqet e tyre të internetit, ligji I cili presim që të shpallet në gazetën zyrtare në ditët në vijim parashikon që brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi shitësit me pakicë do të duhet ti publikojnë çmimet e të gjitha produkteve të cilat i shesin në dyqanet e tyre, në faqet e tyre të internetit”.
Durmishi tha se me ndryshimet ligjore të cilat do të shpallen shumë shpjetë në gazetën zyrtare presin transparencë më të madhe të çmimeve në tregje, përmirësim të konkurencës dhe ulje të çmimeve. I pyetur për marketet të cilat janë dakorduar për çmimet, tha se për të njejtat komisioni për mbrojtjen e konkurencës ka ngritur procedure kundërvajtëse dhe se do të meren masat e nevojshme ndëshkuese.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/