
Akuzat e vazhdueshme për frikësimin e votuesve, kërcënimet, shtypje mbi të punësuarit publik, blerja e votave në komunitetin rom dhe keqpërdorim të burimeve administrative kanë ndikuar negativisht në Fushatën parazgjedhore. Kështu theksohet në raportin e gjetjeve dhe konkluzioneve të vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-së. Ata kanë verifikuar një dyzinë të këtyre fajësimeve dhe theksojnë se 31 veprimet e tilla kanë ngritur brenga në lidhje me mundësinë e votuesve për të hedhur votën e tyre të lirë, nga frika e hakmarrjes. siç thonë ata, i paraparë në paragrafin 7.7 nga Dokumenti i OSBE-së nga Kopenhaga të vitit 1990.
Megjithatë, këto zgjedhje janë cilësuar si shumë mirë të administruara në përgjithësi dhe procesi zgjedhor është zhvilluar pa incidente të mëdha.
“Procesi i votimit u vlerësua pozitivisht në 97 për qind të vëzhgimeve. Procedurat në përgjithësi ishin të ndjekura, duke përfshirë edhe ato për mbrojtje kundër votimit të shumëfishtë, si ngjyrosjen e gishtave të votuesve dhe kontrollimi i fotografive në Listën e votuesve. Regullimi i ambientit në 4 për qind të vendvotimeve të vëzhguara u vlerësua si e pamjaftueshëm. Në gjysmën e këtyre rasteve, kjo ka ndikuar fshehtësinë e votës”, deklaroi Tanda De Zuhireta nga OSBE/ODIHR.
Pjesëmarrësit theksuan si mangësi fshirjen e votuesve nga lista zgjedhore.
“Ne pamë një numër të madh të njerëzve këtu që donin ndryshime. Tashmë duhet të krijohen mekanizma të qëndrueshëm, kurse mangësitë që i kemi evidentuar duhet që të trajtohen nëpërmjet dialogut të mirëfilltë ndërmjet dialogut të mirëfilltë brenda institucioneve”, tha Azay Guliyev nga Asambleja parlamentare e OSBE-së.
Në konkluzionin e përbashkët të vëzhguesve ndërkombëtar, theksohet se qytetarët e kanë kuptuar rëndësinë dhe rolin e zgjedhjeve, ndërkaq politikanët tani duhet ta shfrytëzojnë mundësinë që të përballen me krizën politike. Përfaqësuesit e huaj presin që Qeveria e re do t’i zbatojë reformat në institucione dhe të vazhdojë t’i zbatojë korrigjimet në listën zgjedhore në të cilin janë hasur mangësi.
Ajnur Bafqari /SHENJA/
Vëzhguesit ndërkombëtar: Zgjedhjet, hap… by tvshenjaofficial