Kryetari i komunës Gazi Babë, Boban Stefkovski, ka vizituar sot çerdhen e fëmijëve “25 Maji” në Hasanbeg ku ka dorëzuar veturën e re për transport të ushqimit. Vetura ka vlerë mbi 20 mijë euro.
“Sot isha në vizitë të EPÇF 25 Maji ku arriti vetura e re për transportin e ushqimit nga kuzhina qendrore deri te klasët e çerdhes. Vetura është e llojit “”Caddy 5 Cargo” me vlerë 1.320.000 denarë, mjete që janë siguruar nga buxheti i komunës Gazi Babë”, tha Stefkovski.
Ai njoftoi se me blerjen e kësaj veture vazhdojnë investimet në çerdhe.
“Gjatë periudhës së ardhshme do të vazhdojnë investimet edhe në sigurimin dhe adaptimin e kapaciteteve të reja hapësinore për strehim të fëmijëve, ka shkruar Stefkovski.