Me moton “Prokurorët vrasin Almirin’, sot (të premten) në ora 13:00 protestohet para Prokurorisë së përgjithshme, për rastin e Almirit të vogël.
Protesta në fjalë mbahet për të dytën her, me qëllim që drejtësia të shkojë në vend.
Kujtojmë se, ky hap vjen pasi pala e prokurorëve maqedonas kërkoi rikualifikimin e rastit si “aksident me pasojë vdekjen”, kurse pala shqiptare kërkon që për rastin të mbetet kualifikimi si vepër penale “vrasje”, ku akuzohet Boban Iliq.
Ndryshe, për një javë rresht, Almiri luftoi për jetë në spitalin e Kumanovës, por për shkak se nuk mundi t’ju rezistoj plagëve të marra, ai ndërroi jetë më datë 1 korrik.
Protesta u paralajmërua nga qytetarët përmes rrjeteve sociale. Ata do të protestojnë kundër vendimit të prokurorëve për rikualifikim të lëndës nga vrasja me paramendim në aksident rrugor me pasoja vdekje, në të cilën u vra 4 vjeçari nga Kumanova Almir Aliu.
Në anën tjetër, personi Boban Iliq ka nxjerrë në shitje “Mercedesin” me të cilin goditi për vdekje Almir Aliun.Se bëhet fjalë pikërisht për veturën me të cilën u godit Almir Aliu, tregon edhe dokumenti i mëposhtëm ku shkruan se “Mercedes”-i me tabela të regjistrimit KU-0914-AD është vetura me të cilën është goditur Almir Aliu më 25 qershor të 2016-s.
Ekipi i TV21, pati filmuar veturën e të dyshuarit për vdekjen e Almirit, të garazhuar në shtëpi, e jo në stacion policor si prove materiale. Për këtë gjë kanë ngritur dyshime edhe avokatët mbrojtes të familjes Aliu, meqë ekspertizat e kryera për këtë veturë nuk korrespondojnë me realitetin, dhe kanë ndryshuar rrjedhen e procesit gjyqesor! Dyshimet për fshirje të provave shtohen edhe më shumë, tani që vellai i të dyshuarit publikisht nxorri në shitje veturën. /Almakos

