
Gjatë një aktiviteti të OSHEE-së, ku ka prezantua skemat lehtësuese për abonentët përfitues, kreu i qeverisë ka shtuar ka ardhur koha që shqiptarët kërkojnë vetëm drejtësi.
“Vetting”-u nuk është as për mua e as për SHBA, po ashtu nuk është as për kyeprokuorin. “Vetting”-u është për qytetarët, që të çlirohen nga korrupsioni, pasi iu or fryma në këto 25 vjet. “Vetting”-, edhe pse me vonesë, do të bëhet, që të gjithë të çlirohemi nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar”.
Sa i takon faljes së kamatëvonesave, Rama theksoi: “Kundërshtarët e reformës nga të katër anët vunë kujën, falni kamatëvonesat, falni kamatëvonesat. Nëse ne do të kishim falur kamatëvonesat që në momentin e parë, reforma do të kishte dështuar dhe ne do të kishim dështuar në një nga aspektet më të rëndësishme të projektit tonë për të bërë shtet. Sot ne kemi 453 mijë konsumatorë që kanë aktmarrëveshje me shtetin dhe që janë në një marrëdhënie reciprociteti me kompaninë. Konsumatorët i përgjigjen kompanisë sipas detyrimeve të tyre dhe kompania ua kthen dhe do tua kthejë duke ua lehtësuar barën e të shkuarës që është barë e përbashkët, është dhe barra e një pushteti që kupton se ato para të papaguara vinin dhe si rezultat i mungesës së shtetit”, tha kryeministri Rama.
6 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)

