Sot, me fillim nga ora 18:00, në Çarshinë e Shkupit, do të bëhet hapja e shtabit të Vetëvendosjes për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, që mbahen më 7 qershor.
Ky organizim vjen pas integrimit të strukturave të Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut në kuadër të koalicionit VLEN dhe shihet si pjesë e mobilizimit dhe organizimit për mbështetjen e procesit zgjedhor në Kosovë.
Në aktivitet pritet të marrin pjesë aktivistë, përkrahës dhe figura politike nga vendi, ndërsa sipas informacioneve jozyrtare, nuk përjashtohet mundësia e pranisë edhe të ndonjë figure të rëndësishme politike nga Kosova.
Hapja e shtabit nis në ora 18:00.


