Esmir Selmani
Pothuajse tre dekadash të demokratizimit të shoqërisë shqiptare në Maqedoni, është përplot me data shënojnë lindje/ shuarje të partive shqiptare.Nga një në fillim(PPD/ja) dhe më pas shpërndarja dhe formimi i PDSH/së deri në vitet e 90/ta të shekullit të shkuar.Me pas pas viteve 2002 kur edhe pas luftës u formua BDI-ja si parti e pas luftës, u formuan edhe me dhejtra parti tjera të cilëve edhe vështirë të ua mbash emrin.Realishtë në një vënd demokratik është mirë, por në vendin si RMV-ja ku ne si shqiptarë jemi më pak, paraqet problem të organizimit të mirëfilltë politik.Të gjithë partitë që janë formuar mendojnë se shqiptarët ua kanë borxhë përkrahjen partiake ngaqë dikush e ka ngritë flamurin e dikush do e kalle shtetin…Posa fillon dobësimi i njërës parti, lindin dy-tri tjera të reja.Politika e pasluftës e BDI-së plus edhe përvoja e fituar politike në pushtet, e bëri atë që të mos humbë në asnjë palë zgjedhje të organizuara pothuajse çdo vitë.Mbajtja e opozitarizmit të PDSH-së e pakunkurentë dhe formimi i një Lëvizje Politike si Lëvizja Besa nga viti 2015 që themelet e saja dhe iniciativat ishin nga shumë herët, arriti që të dridhë kolltukun e BDI-së.Shpërbërja e PDSH-së në Lr-PDSH dhe formimi më pasë i nje Aleance të të gjithë partive, personave që delnin herë kendej e herë andej bënë që pak a shumë të marrë kahje tjetër politike për shqiptarët.Fatkeqësishtë apo fatmirësishtë BDI me përvojat e saja arriti që të involvon njërëz në secilën parti.Ata ishin lojtarët më të mirë për dhenien e informacioneve se si funksionojnë ata përmbrenda.Thënia e famshme e A.Ahmetit në çdo cikël zgjedhorë se : bëhuni të gjitha bashkë, ishte mu ajo formulë e cila do e rrëzonte nga pushteti përgjithmonë.Por ai këtë e përsëriste shpeshë dhe informacionet që kishte përmbrenda, e nuhaste pothuajse 100% se ata nuk do bëhen bashkë asnjëherë.Populli vlerësonte, por jo përqarësit.Mbi 58.000 vota të fituara nga L.Besa dhe mbi 34.000 nga Aleanca ishin pothuajse një vlerësim pozitiv nga populli.Mashinerija e punësimeve dhe premtimeve, pastaj ndarja e zonave e bëri që BDI të ndihet komode.Ndodhën shumë ndryshime.E dhimbëshmja është e vitit 2018 kur ia vunë bombën dhe shpërtheu L.Besa.Pas atij shpërthimi Aleanca morrë timonin e opozitës, duke fituar edhe më tepër komuna në zgjedhjet lokale.Egoizmi politik partiak vazhdojë edhe më pas : për inate të grupeve përçarëse le tl humbë edhe populli që priste ndryshimin.Ajo dhimbje pos që na vrau shumë shokë të afërm vrau 60.000 votues.Rotacioni në pushtet vazhdon, por VETËMASHTRIMI DHE VETËVRASJA POLITIKE u ndodhë pothuajse në çdo cikël zgjedhorë të gjithëve partive politike pos BDI-së.Pos këtij mashtrimi dhe vetëvrasje të tyre, ata vranë popullit, votuesit.
Aq sa cikle zgjedhore janë mbajtur, në çdo njërin cikël dhe vetevrasje që e kanë bërë ata janë shkaktarë edhe për ikjen e rrinisë nga vëndi.Aq mashtrime, aq manipulime, premtime të rejshme kanë bërë, saqë më nuk iu besonë askushë.Ata futën edhe mosbesimin e popullit ne idealen, ardhmërinë e tyre në atdhe.Akuzo partinë në pushtet, ata kanë vepruar njejtë si ata.Ndryshimi, cfar ndryshimi.Nga 100 mjekë 90 ikin dhe 10 punësohen me parti, nga 100 ekonomistë 90 ikin punojnë jashtë profesioneve dhe 10 punësohen me parti, nga 100 juriste etj etj të gjithë kanë vulen e partisë.
Jo se e ka bërë BDI-ja e vetme këtë, por në çdo rotacion hyrje-dalje të partive tjera ka ndodhur e njejta.Po ju arrini ti mbani ato 10, por nga 90 ikin jashtë, jo nga ajo që duan vetë, po ju i keni vra shpirtërishtë, materijalishtë dhe morralishtë.
Shoqëria e sidomos rrinia pasiqë më nuk e shohin të ardhmen në këtë vënd, ata po bëjnë pregaditjet vetëvetiu, me vrasje shpirtërore duke lënë familjet për një jetë më të mirë.Kjo shoqëri që ka pritur ndryshimet, është mashtruar, demotivuar dhe nuk e dinë kahë të ja mbajë.Egoizmi dhe vetëvrasja politike të partive direktë ka ndikuar në vetëvrasjen shoqërore.Kjo katrahurë e krijuar, nuk e di si do përfundon, por me shifrat e migrimit dhe pregaditjes edhe më të madhe, më trembë shumë, saqë edhe merritat si shiptarë që do i fitojmë vetëvetiu pas shumë pritjes do të jenë te kota, ngase nuk do të ketë zbatues.E mira është se edhe nga pala tjetër rrinistët filluan të dalin jashtë, kjo do të bëjë njëfarë balanci shoqërorë dhe që ndikojë gjithëmonë pozitivishtë për partitë në pushtet.
Lëvizjet e fundit gjeografike dhe gjeostrategjike që planifikohen të ndodhin si rrjedhojë e fuqizimit teritorijal të Fuqive të Mëdha qoftë në ballkanë apo me luftën që mundë të ndodhë në Ukrainë nuk shihet se do ndodhin ndryshime politike në vendin tonë, por mundë të jenë arsye që pushteti të vazhdojë pa ndryshuar.
Ne secilin cikël zgjedhorë ata që kanë votuar ndryshimin 30 % e tyre ikin jashtë.Nuk e di dhe smundë ta gjejë formulen e ndryshimit se si do ndodhë.Premtimet boshe janë bërë përditshmëri dhe kush më do u besojë.