Sa Euro-bonde ka dhënë deri më tani Maqedonia, në sa borxhe ka hyrë nëpërmjet tyre dhe sa kamatë ka paguar për to?
Euro-bondi i parë është dhënë në vitin 2005, me vlerë prej 150 milionë euro, me kamatë prej 4.625%, në periudhë 10 vjeçare. Këtij borxhi Maqedonia I ka paguar 69 milionë euro kamatë.
Euro-bondi i dytë është dhënë në vitin 2009, mu në mes të krizës globale ekonomike. Atëherë Maqedonia hyri në borxh 175 milionë euro, për pesë vjet, me kamatë prej 9.875%. Për këtë borxh kemi paguar kamatë prej 86 milion eurosh.
Euro-bondi I tretë është dhënë në vitin 2014, dhe atëherë Maqedoni hyri në borxh për plot 500 milionë euro, për shtatë vjet, me kamatë prej 3.975%. Për atë borxh do të paguajmë 139 milionë euro.
Euro-bondi i katërt u dha në fund të vitit 2015, ku Maqedonia hyri në borxh 270 milionë euro me afat kthimi për 5 vjet dhe kamatë prej 4.875%. Këtij borxhi do ti paguajmë 66 milionë euro kamatë.
Dhe Euro-bondi i pestë, më i madhi në historinë e Maqedonisë u dha në vitin 2016, në mes të krizës së thellë politike dhe bllokimit të Fondeve IPA nga ana e BE-së.
Maqedoni hyri në borxh 650 milionë euro me afat kthimi për 10 vjetësh. Edhe pse kamata ende është e panjohur, mund të kihet parasysh se ajo do të jetë ndjeshëm më e lartë nga kamata euro-bondit paraprak. Dhe nëse vlera e euro-bondit është 650 milionë euro, ndërkaq kamata 7%, për atë do të paguajmë kamatë prej 455 milionë eurosh. /SHENJA/
Vetëm kamata për borxhet i kushton Maqedonisë… by tvshenjaofficial