Azir Aliu
Jehona e dhimbjes nga tragjeditë me një numër të madhviktimash dhe të plagosurish vazhdon të dëgjohet edhe pasperëndimit të ditës në të cilën ato kanë ndodhur. Ajo vazhdontë kumbojë në kujtimet e familjeve që kanë mbetur pa më tëdashurit e tyre, në shoqërinë që në heshtje përballet mehumbjet, por edhe në institucionet që duhet të pyesin vetennëse kanë qenë mjaftueshëm të përgatitura.
Të tilla ishin tragjeditë në Laskarcë më 13 shkurt 2019, zjarrinë spitalin modular në Tetovë më 8 shtator 2021, autobusi qëu dogj në Bullgari më 23 nëntor 2021, si dhe tragjedia nëKoçan më 16 mars 2025. Ngjarje që nuk janë të njëjta për ngashkaku dhe konteksti në të cilin ndodhën, por që kanë një pikëtë përbashkët dhe të dhimbshme – të gjitha na përballin mepyetjen se sa e përgatitur është shteti kur në një kohë shumë tëshkurtër duhet të shpëtojë shumë jetë njerëzish.
Prandaj, kur sot flasim për Planin Kombëtar për Veprim nëraste me viktima masive, ne tejkalojmë pritjet administrativedhe burokratike se bëhet fjalë vetëm për një dokument tjetër. Ky plan përfaqëson një përpjekje të vendosur për tashndërruar kujtesën e dhimbshme në pjekuri institucionale. Bëhet fjalë për një vendim që të mos presim një fatkeqësitjetër për të zbuluar përsëri çfarë na mungon, ku vonojmë dhekush me kë nuk është mjaftueshëm i lidhur në rrjetininstitucional. Ne po vendosim korniza sistemike për njëpërgjigje shtetërore efikase dhe efektive që do të jetë e menduar paraprakisht, e ushtruar dhe e koordinuar.
Me miratimin e këtij plani, për herë të parë Maqedonia fitoinjë kornizë gjithëpërfshirëse për veprim të koordinuar në rasteme viktima masive, për rreziqe që mund të lindin ngafatkeqësi natyrore, aksidente trafiku, incidente industriale, zjarre dhe situata të tjera emergjente. Plani u miratua ngaQeveria më 10 mars 2026, me propozim të Ministrisë sëShëndetësisë, me mbështetjen e Organizatës Botërore tëShëndetësisë, si dhe i harmonizuar me rekomandimet e NATO-s dhe rregulloret ndërkombëtare shëndetësore.
Në përgatitjen e tij u përfshinë shumë institucione dheshërbime – nga sektori shëndetësor dhe qendrat emergjente, deri te Qendra për Menaxhimin e Krizave, Ministria e Punëvetë Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Drejtoria për Mbrojtjedhe Shpëtim, Kryqi i Kuq dhe fakultetet e mjekësisë.
Vlera institucionale e këtij plani qëndron në faktin se aivendos një arkitekturë të qartë të përgjigjes. Ai parashikonmënyrën se si aktivizohet sistemi, kush merr vendime, sikoordinohen institucionet, si kryhet triagjimi, si shpërndahenpacientët, si përdoren burimet e kufizuara dhe si sigurohetvazhdimësia e shërbimeve shëndetësore edhe në kushtet më tëvështira.
Me fjalë të tjera, plani i tejkalon qëllimet e mira dhe synon tëvendosë rend në orët kur tragjeditë sjellin kaos në institucionedhe rrezikojnë të minojnë përgjigjen e shtetit.
Kur numri i të plagosurve për një kohë të shkurtër i tejkalonkapacitetet e zakonshme, çdo minutë varet nga fakti nëseparaprakisht e dimë cili është hapi i parë, ku dërgohenpacientët, si komunikojnë spitalet dhe si merren vendimet paprocese paralele dhe pa zhurmë institucionale.
Pikërisht këtu qëndron thelbi i Planit Kombëtar, i ciliorganizon përgjigjen në tre nivele. Në nivel strategjiksigurohet menaxhim i centralizuar dhe koordinimndërinstitucional. Në nivel të institucioneve shëndetësorepërcaktohet organizimi i pranimit dhe trajtimit, mobilizimi i personelit dhe përdorimi i pajisjeve. Në nivel para-spitalorrregullohen triagjimi në terren, ndihma e shpejtë mjekësore, evakuimi, transporti dhe vendosja e stacioneve të avancuaramjekësore.
Kjo ndërlidhje është thelbësore, sepse pikërisht çarjet midisvendit të ngjarjes, spitalit dhe drejtimit institucional shpesh e bëjnë krizën më të rëndë sesa duhet të jetë.
Evropa e ka mësuar prej kohësh se përgatitja për reagim ndajngjarjeve me viktima masive nuk mund të mbështetet nëimprovizim. Në Francë, për shembull, ORSAN (Organisationde la Réponse du Système de Santé en Situations SanitairesExceptionnelles) është një kornizë kombëtare për organizimine përgjigjes së sistemit shëndetësor në situata tëjashtëzakonshme shëndetësore, përfshirë fluksin masiv të tëplagosurve. Në nivel të Bashkimit Evropian, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile dhe qendra e tij ERCC (EmergencyResponse Coordination Centre) funksionojnë pikërisht mbilogjikën e koordinimit të përgatitur paraprakisht, 24 orë nëditë, me mundësi mobilizimi të shpejtë të ndihmës kurkapacitetet e një shteti janë të mbingarkuara.
Mësimi sistemik është i qartë: sistemet e pjekura nuk presinkrizën për t’u organizuar – ato organizohen para krizës.
Për këtë arsye, për mua ky plan ka edhe një domethënie më tëgjerë. Ai është një test nëse shteti është i aftë të mësojë ngagabimet dhe mangësitë e së kaluarës. Nëse mund të nxjerrënga çdo tragjedi një mësim sistemik dhe të ndërtojë njëkujtesë institucionale, duke treguar njëkohësisht se solidaritetii qytetarëve, përkushtimi i mjekëve dhe mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë do të plotësohen me përmirësimesistemike dhe forcim të institucioneve.
Në Laskarcë, Tetovë, Bullgari dhe Koçan pamë diçka që nukduhet harruar kurrë – sa e madhe është vetëflijimi njerëzor kursistemi vihet përballë provës më të vështirë. Por pamëgjithashtu se vetëflijimi, në vetvete, nuk mund të jetë shtylla e vetme e gatishmërisë kombëtare. Nuk është e drejtë as ndajpunonjësve shëndetësorë dhe as ndaj qytetarëve që shteti tëpresë që guximi gjithmonë ta kompensojë mungesën e përgatitjes sistemike. Detyrimi i institucioneve është tambështesin atë guxim me një përgjigje të strukturuar dhe tëpërgatitur në kohë.
Prandaj, Plani Kombëtar për veprim në raste me viktimamasive duhet të kuptohet si fillim, jo si një punë e përfunduar. Vlera e tij e vërtetë do të vërtetohet atëherë kur të shndërrohetnë trajnime të rregullta, skenarë simulimi, verifikim tëkapaciteteve spitalore, ndërveprueshmëri mes institucionevedhe në një kulturë të përgatitjes që nuk do të varet nga kushështë në detyrë, por nga çfarë sistemi kemi ndërtuar.
Shteti nuk mund t’u premtojë qytetarëve se tragjedi nuk do tëketë më kurrë. Por duhet t’u premtojë diçka tjetër – se nuk dotë hyjë në to i papërgatitur. Kjo është më e pakta që ua kemiborxh viktimave të Laskarcës, Tetovës, Bullgarisë dheKoçanit. Dhe kjo është më e pakta që ua kemi borxh të gjithabrezave që do të vijnë.


