Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një vetëaksident në Pejë, ku si pasojë një person ka humbur jetën.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas informacioneve të para ngasësi i veturës sot rreth orës 05:20 në rrugën “Konferenca e Bujanit” ka goditur një shtyllë të ndriçimit rrugor në dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë.
Rugova njoftoi se Njësitet përkatëse të policisë janë në vendin e ngjarjes.
Ndërkaq, aksidenti me fatalitet është konfirmuar edhe nga Spitali i Pejës.
“Sot në mëngjes, në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është sjellë një person i aksidentuar pa shenja jete. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e të ndjerit”, thuhet në njoftim.