Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi ka folur në emisionin Fokus në Art Channel lidhur me emërimin e tij në postin e nënkryetarit të Kuvendit. Ai thotë se për këtë ishte vendosur para nëntë muajve kur ishte në koalicion me Ziadin Selën dhe se këtë post ja kishte ofruar pikërisht Selës, transmeton INA.
“Diskutimi per zgjedhjen e nenkryetareve ka ndodhur par 9 muajve dhe atehere kam ofru qe Sela te jete nenkryetar dhe ai ka qene kategorik kunder per kete ceshtje kunder ka qene dhe atehere eshte rene dakord qe te jete Vesel Memedi. Kjo ceshtje eshte diskutu 9 muaj para 20 shkurtit dhe atehere nuk ka pas asnje pengese ne kuader te ASH-se. Mendoj se eshte shume e rendesishme qe te kuptojme dicka. Fare nuk ka te beje numri i deputeteve, se nese ka kaq deputete mund te marresh kaq deputet apo poste. Eshte bo nje trend ne rrjetet sociale. Une e shoh politiken shume me ndryshe dhe gjithmone eshte bazuar ne skema mentale qe dikush na ka ofru.”, theksoi Memedi. Ai thote keto te arritura te tij ne kuader te politikave te RDK-se jane per shkak te qendrimeve konsistente dhe koherente politike dhe jo si shperblime apo dhurata te fituara.
Ai theksoi se nuk i ndryshon qendrimet politike brenda nates sepse nuk i ka ndertuar ato brenda nates. (INA)