Pas një pauze gati dy myjore, rrjetet sociale prej mbrëmë sërish janë vërshuar me “bomba” (biseda të inicizuara) për politikanë shqiptarë në Maqedoni. Ato kanë qëndruar në internet deri sot paradite, kur edhe janë tërhequr. Ata që kanë pasur rastin të dëgjojnë këto “bomba” thonë se kryesisht bëhet fjalë për biseda të incizuara mes funksionarëve të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së. Sipas tyre, këto biseda tregojnë se cilët politikanë shqiptarë të BDI-së kanë qenë në piknik ditën kur është realizuar aksioni policor “Monstra”.
Mediumet nuk kanë të drejtë t’i publikojnë këto “bomba”, përveç atyre që janë publikuar nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, siç është edhe “bomba 20” që mund ta dëgjoni më poshtë.