Në një intervistë për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT), ish-komisioneri evropian Günther Verheugen tha se problemi midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nuk është i qartë dhe se është çështje e shekullit të 19-të.
“Bullgaria shihet si një vend anëtar i BE-së që duhet të garantojë marrëdhënie të mira me fqinjët e saj dhe të kontribuojë në uljen e tensioneve në atë pjesë të rajonit dhe të na ndihmojë të integrojmë Ballkanin Perëndimor. Ajo perspektivë e përfitimeve të Bullgarisë si shtet anëtar ende nuk është përmbushur”, thekson Günther Verheugen në një intervistë për BNT.
Verheugen thotë në intervistë se e kupton historinë e rajonit, por se problemi mes dy vendeve është çështje e së shkuarës dhe “integrimi europian do të thotë që këtë problem duhet ta lëmë pas”./Lajmi i plotë.