Zv/kryeministri Izet Mexhiti në rrjetin social facebook ka shkruar se për më pakë se 10 muaj ata kanë bërë sistemin “One Stop Shop” në pikën kufitare të Bllacës.
Ai më tej ka shpjeguar edhe si funksionon në praktik ky sistem.
“Për më pak se 10 muaj, e bëmë realitet sistemin “One Stop Shop” në pikën kufitare të Bllacës, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në Maqedoninë e Veriut, duke përfaqësuar një model të avancuar të menaxhimit të përbashkët kufitar.
Gjatë kësaj periudhe, arritëm të nënshkruajmë dhe të zbatojmë të gjitha protokollet dhe procedurat dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Krahas harmonizimit institucional, investuam edhe në ndërtimin e infrastrukturës së re, si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë dixhital, duke krijuar një sistem funksional dhe modern për kalimin kufitar.
Si funksionon “One Stop Shop” në Bllacë?
Ky model unik bashkëpunimi kufitar sjell një sërë përfitimesh konkrete për qytetarët dhe bizneset, duke e dalluar qartë nga sistemi tradicional i dy kontrolleve, siç ka qenë në të kaluarën.
Karakteristikat kryesore të sistemit në Bllacë janë:
Vetëm një ndalesë për të kaluar kufirin;
Vetëm një kontroll pasaporte, duke
shmangur përsëritjen e procedurave;
Në hyrje nga Maqedonia e Veriut në Kosovë,
kontrolli kryhet vetëm nga autoritetet e Kosovës;
Në hyrje nga Kosova në Maqedoninë e Veriut, kontrolli kryhet vetëm nga autoritetet e Maqedonisë;
Reduktim i ndjeshëm i kohës së pritjes, çka ndihmon në lehtësimin e lëvizjes dhe përmirësimin e përvojës së kalimit kufitar.
Përfitimet e sistemit “One Stop Shop” në shërbimet kompetente përfshijnë:
Përdorim më efikas të burimeve njerëzore dhe teknike ekzistuese;
Komunikim të përditshëm dhe të drejtpërdrejtë mes autoriteteve kufitare të dy vendeve;
Përmirësim të shkëmbimit të informacionit dhe të dhënave në kohë reale;
Siguri më e lartë dhe monitorim më efektiv për të parandaluar aktivitetet e paligjshme.
Vepra, jo fjalë!”, ka shkruar Mexhiti.
Data 15.09.2026
Aktuale
- Anthropic propozon metodën e mbylljes së plotë të inteligjencës artificiale: Mund të bëhet i detyrueshëm me ligj
- Gruda i prerë: Çdo vendim të këtij Kuvendi e çojmë në kushtetuese
- Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin
- Presidenti turk: Pakti i mbrojtjes i Mekës i dërgon sinjal botës islame
- Për herë të parë pas rrahjes së Edit, reagon më në fund Jozi, jep lajmin që askush nuk e priste
- Rrahin barbarisht indianin, arrestohen dy shqiptarë dhe një grek
- Trump: Irani kërkon marrëveshje urgjentisht, por vendimin për negociatat e marrim ne
- Në pritje të vendimit më 16 shtator/ Reuters: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë, “ngjarje tektonike” për Kosovën dhe rajonin




