Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut,Venera Azizi, ka ndarë në Facebook një përmbledhje të fuqishme të arritjeve të qeverisë për vetëm 11 muaj qeverisje – një bilanc që dëshmon ndryshimin e vërtetë që po ndodh në vend.
Në postimin e saj, Azizi thekson:
-
6 miliardë euro investime kapitale nga marrëveshja historike me Britaninë e Madhe – një hap kolosal drejt rilindjes ekonomike.
-
One Stop Shop tashmë funksional në Bllacë, me zgjerim të planifikuar në Jazhincë, Tabanoc dhe Qafë Thanë – për një sistem më të shpejtë dhe efikas kufitar.
-
300 milionë euro për komunat – me projekte konkrete si shkolla të reja, çerdhe moderne, rrugë, biblioteka, salla sportive dhe madje pishina publike.
-
35 milionë euro për ndërtimin e kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza”.
-
20 milionë euro për ndërtimin e parkingut nëntokësor në sheshin “Skënderbe”.
-
250 milionë euro për kompanitë vendase – për zhvillim dhe mbështetje të bizneseve lokale.
-
Grante prej 10.000 eurosh për bujqit e rinj – për nxitje të gjeneratës së ardhshme të bujqësisë.
-
Rritje pagash: +12% për mësuesit, +15% për punonjësit në shëndetësi, +10% për policinë.
-
Rritje kapitacioni: +33% për mjekët amë dhe gjinekologët, +22% për stomatologët.
-
Rritje pensionesh: +5.000 denarë për 340.000 pensionistë brenda vetëm 9 muajve.
-
720 milionë euro investime të huaja dhe 2.790 vende të reja pune – një tregues i rritjes dhe besimit ndërkombëtar.
Në fund të postimit, Venera Azizi thekson me bindje:
“Ndryshimi është real, po ndodh, rezultatet konkrete e dëshmojnë. Do të vazhdojmë të jemi zëri i qytetarëve! Ne veprojmë, ne guxojmë, ne ndryshojmë!