Në fshatin Mateç të Likovës sot është vendosur në menyre solemne gurthemeli i Shtëpisë së Kulturës. Premtimi i kamotshem për ndërtimin e kesaj Shtëpie, prej sot ka filluar të bëhet realitet.
Gurthemelin e ka vendosur ministri i Kulturës nga radhët e Alternativës, Hysni Ismaili, kurse kanë marë pjesë edhe kryetari i komunës Erkan Arifi dhe përfaqesues tjere të shumtë. Për realizimin e ketij projekti Ministria e Kulturës tani më ka leshuar 25 milionë denarë në buxhetin komunal.