Kryeministri Hristijan Mickoski ka folur sërish në lidhje me rritjen lineare të pensioneve dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, cili sipas kryeministrit, tashmë është sjellë dhe është që të shfuqizohet rritja e pensioneve.
Mickoski sot tha se do të donte të mos kishte të drejtë dhe Gjykata Kushtetuese të mos kishte sjellë vendim të tillë, por tha se do të merret vesh së shpejti.
“Dje gjatë pyetjeve të deputetëve isha shumë preciz dhe thash që kam informacion…që ka nisur procedura dhe se gjykatësi njoftues, ka nënshkruar raportin përfundimtar, me çka hiqet rritja lineare e pensioneve për pensionistët nga muaji i ardhshëm. A do të ndodhë kjo, do të shohim së shpejti. A kam qenë në të drejtë, nëse informacioni ka qenë i vërtetë apo jo, shumë shpejtë do të marrim përgjigje”.
“Unë do të doja të mos kisha të drejtë, ja kam dëshirë që mos të jem në të drejtë, por çka nëse jam në të drejtë? Atëherë kush bën kaos dhe kush me vetëdije godet standardin e pensionistëve? Qeveria me ato masa deshi të përmirësojë standardin e më shumë se 330 mijë-350 mijë pensionistëve, dikush tjetër ka qëllime të tjera. Ndërsa LSDM-në, nuk do ta komentoja”, tha mes tjerash Mickoski.


