Florin Besimi është zgjedhur kryetar i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Tetovë. Kjo ka ngjarë pas mbajtjes së Kuvendit të sotëm në kuadër të zgjedhjeve brendapartiake në këtë parti.
Kuvendarët e deleguar gjithashtu njëzëri zgjodhën edhe kryesinë e degës si dhe këshillin mbikëqyrës të degës së Tetovës.