Petre Shilegov, nga radhët e LSDM-së, ka pasur një kërkesë drejtuar udhëheqësit të seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të cilën kërkesë Veljanovski edhe e ka pranuar… Sot në seancën konstitutive të Kuvendit të Maqedonisë, ku debatohet rreth zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, deputeti nga rradhët e LSDM-së, Petre Shilegov ka kërkuar nga udhëheqësi i mbledhjes Trajko Vejanovski që të mos lejojë debatë të panevojshme, debate që fillojnë me Lekën e Madh dhe mbarojnë me Nikolla Gruevskin. “Po ju lus të mos lejoni tema jashta rendit të ditës. Do të duhet të flasim për pikë konkrete e jo të flasim nga Aleksandarin e Madh e deri te Nikolla Gruevski. Kështu po pengojmë punën e kuvendit duke debatuar për gjithçka. Ju lutem ti merni fjalën gjith atyre që dalin jashta temës”, u shpreh Shilegov. Veljanovski mori parasysh kërkesën e deputetit Shilegov që mos të replikohet në tema jashta rendit të ditës.
Data 28.03.2026
Aktuale
- Shkup, nesër regjim i posaçëm i komunikacionit
- Aliu: Mbipesha është sëmundje serioze kronike e lidhur me mbi 200 komorbiditete – kyç në përballimin e saj është përgjigjja multisektoriale
- Gruaja nga Tetova denoncon ish-partnerin për përndjekje
- Sot marsh për viktimat e diskotekës “Pulse” në Koçani
- Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe u merrte para bizneseve, arrestohet 26-vjeçari! Ja si i mashtronte dhe shumat që u merrte
- VLEN para BDI-së,VMRO në epërsi të madhe ndaj LSDM-së
- Arrestohet një person nga Dobërdolli për vuajtjen e dënimit me burg prej 18 muajsh, dërgohet në Burgun e Idrizovës
- VLEN: Marrëveshja e Durmishit, një fitore e madhe për çdo punëtor në administratë

