“A2 Televizion” hap një kapitull të ri – me inovacion, freski dhe një lidhje më të fortë me publikun. Pas këtij projekti qëndron pronari i dikurshëm i “A1 Televizionit”, Velija Ramkovski.
Me një identitet të rifreskuar vizual dhe fokus të fuqishëm në prodhimet vendore, A2 sjell energji të re në skenën mediatike dhe hapësirën digjitale në Maqedoni.
“Nën moton ‘A2 – së bashku në një dritë të re’, nuk sjellim vetëm estetikë moderne dhe përmbajtje dinamike, por ndërtojmë edhe një platformë të re për dialog, kulturë dhe vlerë të vërtetë informuese. Historitë tuaja, qëndrimet tuaja, realiteti juaj – tani pasqyrohen më qartë përmes ekranit të A2. Në këtë dritë të re, me ne është edhe vizionari Velija Ramkovski – pionier i gazetarisë së pavarur dhe njeriu pas emisioneve më të shikuara dhe projekteve më të suksesshme mediatike në vend”, thuhet në njoftimin për media.
Sipas informatave zyrtare, televizioni do të mund të ndiqet ekskluzivisht përmes profileve zyrtare në Facebook dhe Instagram.