Me 30.06.2019 në ora 22.50 është lajmëruar se në udhëkryqin me rrugën lokale Bogdanci-fshati Stojakovo, ka ndodhur një aksident trafiku midis motoçikletës “Baotian 125” pa targa, e drejtuar nga GJ.V.(30) nga fshati Stojakovo, dhe veturës së tipit “Mercedes Aktros” me targa nga Gjevgjelia, e drejtuar nga S.B.(42) nga Vallandova, transmeton Almakos.
Në aksident në vendin e ngjarjes ka vdekur Gj.V. Është kryer kontroll nga Prokurori Publik dhe ekipi i Stacionit Policor në Gjevgjeli. Me urdhrin e Prokurorit Publik trupi i të vdekurit është dorëzuar në Institutin për Mjekësi Ligjore në Shkup për obduksion.


