Me 04.05.2019 në ora 01.30 në Stacionin Policor në Krushevë nga Ndihma e shpejtë në Krushevë është lajmëruar se në shtëpinë e N.P.(29) janë thirrur për ndihmë mjekësore pasi që në kushte shtëpiake ka lindur dhe sipas rrëfimit të saj foshnja ka lindur gjallë, por pas një kohe të shkurtër ka vdekur, transmeton Almakos.
Është kryer kontroll në vendngjarje dhe me urdhrin e Prokurorit Publik trupi është dorëzuar në autopsi. Po punohet për zbardhjen e rastit.


