Tragjikisht ka përfunduar dita e parë e qëndrimit në Mal të Zi, për shtetasin e Maqedonisë së Veriut. 22-vjeçari i cili kishte shkuar për të punuar në sezonin e verës, vdes në plazh.
Media malazeze Primorski.me ka raportuar se djali ka mbërritur dje në gjirin mes Tivarit dhe Ulqinit dhe është mbytur në plazhin Uteha rreth orës 18:00.
Prokuroria dhe policia janë duke hetuar rastin tragjik dhe sipas informacioneve fillestare nuk ka pasur shenja dhune.