Në redaksinë e Televizionit SHENJA kanë arritur ankesa nga qytetarë për mbishkrime me përmbajtje raciste në autobusët publik të Qytetit të Shkupit, shkruan SHENJA.
Burimet thonë se bëhet fjalë për autobusin me numër 57, që ka pikënisjen në komunën e Butelit, ndërsa mes tjerash kalon edhe nëpër Çair. Qytetarët ankohen se autorët e këtyre veprave nuk kapen, edhe pse autobusët janë të pajisur me kamera sigurimi. Ata apelojnë që të paktën të fshihen përmbajtjet që fyejnë dhe nxisin në baza fetare dhe etnike. /SHENJA/
<
p style=”text-align: justify”>
<
p style=”text-align: justify”>