Alsat 2019-05-09T10:44:10+02:00
Dje rreth orës 15:00 një person kishte ndërruar jetë dhe dy të tjerë kishin marrë lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku që ndodhi në rrugën kombëtare A2, Kumanovë – Kriva Pallankë afër vendkalimi kufitar Deve Bair.
Policia sot ka dhënë informacione shtesë rreth aksidentit. Sipas MPB-së aksidenti ka ndodhur mes makinës Opel Korsa me tabela të Shkupit e drejtuar nga 65 vjeçari S.S nga Shkupi dhe maunes së mallrave “Mercedes” me tabela të Kumanovës e drejtuar nga 32-vjeçari nga Kriva Pallanka.
Personi S.S pas lëndimeve të rënda trupore është dërguar në shtëpinë e shëndetit “Dimitar Arsov” në Kriva Pallankë ku rreth orës 15:50 ka ndërruar jetë. Shoqëruesja e 65-vjeçarit, K.S.(65) gjithashtu ka pësuar lëndime të rënda dhe është transferuar në Qendrën Klinike në Shkup.
Loading…



