Ekipet që po analizojnë tekstet shkollore nuk kanë kompetenca që të ndryshojnë përmbajtjet, por vetëm të japin rekomandime. Vërejtje ka, kurse bisedimet po vazhdojnë në një atmosferë profesionale, njohton Dojçe Vele në gjuhën maqedonase.
Me Greqinë sapo ka nisur procesi i shqyrtimit të teksteve shkollore, kurse me Bullgarinë ky proces veç më është në fazë më të avancuar, me qëllim që prej këtyre librave të hiqen të gjitha çështjet e kontestuara të cilat deri më tani kanë penguar marrëdhëniet e mira nder fqinjësore të Maqedonisë.
Bisedimet me Greqinë në këtë temë janë në fazën e parë. Të dyja vendet tashmë kanë shkëmbyer të gjitha tekstet shkollore për cilin fillorë dhe atë të mesëm nga të cilat nxënësit do të mësojnë prej shtatorit të vitit 2019.
Sipas Viktor Gaber, njeriut të parë të komisionit shtatë anëtarësh nga pala maqedonase në Komitetin Inter-Disciplinar mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore gjatë takimit të parë është debatuar vetëm për rregulloren e punës dhe dinamikën e takimeve të radhës.
Kryetari i ekipit të Maqedonisë në Komitetin Inter-Disciplinar ndërkohë thotë se për dallim nga bisedime me Greqinë, ky proces është në fazë më të avancuar me Bullgarinë. Komisionet e të dyja vendeve tashmë kanë zhvilluar dy takime, në Korrik u realizua takimi i parë në Sofje dhe në Tetor në Shkup, ku u analizuan tekstet shkollore nga lënda e historisë për klasën e pestë dhe të gjashtë në Bullgari, përkatësisht për klasën e gjashtë dhe të shtatë në Maqedoni.